Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Kosova krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën për t’i shpëtuar shumë familje hebreje

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot viktimat e Holokaustit, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i jashtëm, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar se sot kujtojmë miliona njerëz të cilëve iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit.

“Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën dhe familjet e tyre, për t’i strehuar dhe shpëtuar shumë familje hebreje”, ka shkruar Hoxhaj.

Exit mobile version