Telegrafi

Hoxhaj: Kosova duhet të fitojë ulëse në OKB

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Kosova në fund të dialogut me Beogradin duhet të bëhet anëtare e OKB-së.

Ai në një intervistë për gazetën vjeneze “Der Standard” ka thënë se Kosova nuk duhet më të bisedojë për çështje teknike, veç se dialogu me mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së të shkojë në fazën finale ku Kosova do të fitojë vendin e saj në OKB, si dhe pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas tij, ekzistojnë shtete në botë që nuk e pranojnë njëra tjetrën por të paktën nuk e bllokojnë anëtarësimin në OKB.

Hoxha ka thënë se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet nuk mund të ketë proces të pajtimit në mes dy popujve. /KP/