Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se emërtimi i koalicionit PDK-AAK-Nisma si “koalicion i territ” nuk qëndron.
“Fakti që kemi qenë së bashku, unë jam pjesë e një Qeverie që udhëhiqej nga Mustafa tregon sa të pavlera janë vlerësimet e tilla por jo edhe një politikë që mund të jetë afatgjate.
Ky është koalicion i fitores ndërsa ata të cilët përdorin një narracion të tillë, do të jenë një koalicion i humbjes”, tha Hoxhaj.
Nënkryetari i PDK-së si i ftuar në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës e ka quajtur koalicionin e partisë së tij me AAK-në e Nisman si koalicion të vendimeve të mëdha.
“Është koalicioni i vendimeve të mëdha, vendimet do të jenë të mëdha në fushën e politikës, ne besojmë se do ta mbyllim procesin e transformimit të Ushtrisë, do të sjellim vendimet të mëdha sa i takon vizave, dialogut me Serbinë dhe poashtu vendime të mëdha sa i takon ekonomisë. Ky është koalicion i shpresës, koalicion i vendimeve të mëdha, koalicion i së ardhmes”. Hoxhaj është shprehur shumë optimist se ky koalicion do të korrë fitore në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj shoti se më 12 qershor do ta festojnë fitoren e më 11 qershor ka theksuar se shpreson që qytetarët të marrin vendimin e drejtë.
“Fitorja është e pandalshme por përtej asaj se çfarë mund të thuhet në këto 10 ditë të fushatës me rëndësi është se ne dimë se çfarë do të bëjmë pas 11 qershorit”, tha ai. /Telegrafi/