Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar të shtunën nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Vatikanit.
Ai në një postim në “Twitter”, ka shkruar se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosvës, ndërkaq theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme.
Excellent discussion with Apostolic Nuncio for #Kosovo, S. E. Mons. Jean-Marie. #Vatican has been a big supporter of Kosovo’s independence, and as we approach the final phase of statebuilding, recognition from the Holy See is imperative. 🇽🇰 🇻🇦 pic.twitter.com/kt7kcn5JgG
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 25, 2019
“Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/