Telegrafi

Hoxhaj i kërkon Adelina Graincës t’ia kthejë mandatin PDK-së, thotë se është i vjedhur

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj / Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga ish-deputetja e partisë së tij, tashmë në VV, Adelina Grainca, t’ia kthejë mandatin PDK-së.

Kjo sepse sipas Hoxhajt, mandati i deputetes së grupit parlamentar të VV’së, Adelina Grainca, është i vjedhur.

“Ne kërkojmë që Grainca t’ia kthejë mandatin PDK-së sepse është mandat i vjedhur”, është shprehur Hoxhaj ne T7.

Tutje, ai tha se deri pasditen kur u zgjodh Osmani presidente, PDK-ja ka qenë në kontakt me Graincën dhe thuhej se informatat e tilla nuk qëndrojnë.