Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Javën e ardhshme duhet ta mbyllim çështjen e demarkacionit

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, sot është diskutuar për zhvillimet politike në vend, dhe për atë që çfarë ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi të shqetësuar për situatën e djeshme në të cilën ka qenë shteti i Kosovës pasi që nuk ka pasur vullnet politikë nga paritë shqiptare që ta përmbushin një kërkesë bazike për qytetarët e Kosovës e që është lëvizja e lirë.

Ajo se çfarë do të duhej të thuhej për ratifikimin e marrëveshjes është thënë në këto tri vitet e fundit, i dimë të gjitha dhe nuk ka nevojë më Kosova të humb kohë dhe të dëgjojmë narracionet që i dëgjuam”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se mosvotimi dhe mungesa e vullnetit dje e deputetëve të Kuvendit, dhe vizita e kryetarit të Komisionit Evropian Juncker, si PDK e shohin si një shans të humbur dhe si diçka që PDK-ja nuk pajtohet.

“Presim që javën e ardhshme kjo temë të mbyllet, dhe të gjithë deputetët ta ratifikojnë këtë marrëveshje. E ftojmë çdo subjekt të jetë racional, ti kalojmë dallimet dhe javën e ardhshme ta mbyllim këtë temë”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version