Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë projektmarrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, për të cilën thotë se është në interes të Kosovës.
Hoxhaj para deputetëve tha se me votimin e kësaj marrëveshje nuk cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit.
Ai bëri të ditur se selia e FBP-së do të jetë në Tiranë.
Hoxhaj ka theksuar se projektmarrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor ka të bëjë me arsimin e lartë, hulumtimet shkencore dhe kulturën, në mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.