Telegrafi

Hoxhaj ironizon me kryeministren serbe: A mos duhet të flasim për njohjen globale në dialog

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj,  ka ironizuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, e cila së fundmi deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Hoxhaj, në një postim në Twitter, ka thënë se “nëse kryeministrja e Serbisë thotë se ata nuk janë të gatshëm ta përmbushin kushtin e BE-së për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe ta njohin Kosovën, a mos duhet të flasim për ngrohjen globale në dialog?”.

Më tej Hoxhaj në këtë status ironizoi me kryeminitsren serbe, duke ia përkujtuar se në Ballkan po mban mot i ftohtë.

 “E kemi një dimër të ftohtë e me borë në Ballkan, dhe mund të  ishte një diskutim interesant”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj vazhdimisht ka thënë se dialogu nëse nuk përfundon me njohje i humbet kuptimi, prandaj shpeshherë ka pasur shkëmbime të rënda me liderët e shtetit serb të cilën nuk duan ta pranojnë një gjë të tillë. /Telegrafi/