Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ironizuar me një fotografi të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në disa foto të publikuara sot në rrjetet sociale shihet teksa mban në duar një kartmonedhë 100 dollarëshe, ku ai kishte shkruar “Kosova është Serbi”.
Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pikërisht kjo foto tregon fytyrën e vërtetë korruptuese të Serbisë për tërhequr njohjet e Kosovës.
“Çka ju sjell ndërmend kjo foto? Serbinë e korruptuar, diplomacinë e dollarit për të ndikuar qeveri të huaja me qëllim të minimit të shtetësisë së Kosovës dhe të dëmtimit të së ardhmes Euro-Atlantike të rajonit. Përderisa jetëgjatësia e kartmonedhës 100 dollarëshe është rreth 15 vite, pavarësia e Kosovës është e përjetshme”, ka shkruar Hoxhaj.
What does this image resembles to? Serbia's corrupt, dollar diplomacy to influence foreign governments aimed at undermining Kosovo's statehood & derailing region's Euro-Atlantic future. While the lifespan of a C-Note is around 15 years, Kosovo's independent statehood is eternal! pic.twitter.com/Mplh2cA70a
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 4, 2019
Ndryshe, në rrjetet sociale në Serbi, siç raportojnë mediat serbe, ka filluar një aksion për “kthimin e Kosovës në Serbi, nëpërmjet rrugës paqësore”, e që po zbatohet duke shkruar në kartëmonedhat e valutave të huaja, euro dhe dollarë, mbishkrimin “Kosova është Serbi”, përcjell Telegrafi.
Këtij aksioni i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në valutën 100 dollarëshe e ka shkruar mbishkrimin “Kosova është Serbi”. /Telegrafi/