Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se në bazë të komunikimeve zyrtare me komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn, institucionet e Bashkimit Evropian janë unanime për ta mbështetur Kosovën për ta marrë liberalizimin e vizave.
Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Hoxhaj tha se pjesa më e rëndësishme e këtij raporti është njohja që i bëhet plotësimit të kritereve për liberalizim, ndonëse procesi i liberalizimit është i ndarë nga pjesa e raportit për shtetin.
“Nga komunikimi zyrtar që kam pasur me komisionerin Hahn, mund t’ju them se të gjitha institucionet e BE-së janë unanime në mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave”, deklaroi Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës.
Hoxhaj po ashtu tha se një raport shtesë do të hartohet nga delegacioni vlerësues i Komisionit Evropian, i cili do të vijë në Kosovë në fillim të muajit maj. /Telegrafi/
Foto: Arkiv