Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes Twitter ka uriar Shqipërinë dhe Maqedoninë për rekomandimin pozitiv të marrë nga Komisioni Evropian, për hapje të negociatave për anëtarësim në BE.
Hoxhaj tha se ecja përpara e këtyre dy vendeve është e rëndësishme për perspektivën evropiane të rajonit.
Rekomandimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për anëtarësim në BE është lajm i mirë dhe arritje e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe perspektivën e evropiane të rajonit. Urime @ediramaal @ditmirbushati
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 18, 2018
“Rekomandimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësim në BE është lajm i mirë dhe arritje e madhe për këto dy vende por edhe për perspektivën e evropiane të rajonit”, shkroi Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/