Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kryeministrin Edia Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Hoxhaj ka pohuar se fitorja e Ramës është edhe e Shqipërisë.
“Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel”, ka shkruar Hoxhaj.
Kryetari i PDK-së thotë se “fitorja e kryeministrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri”.
“Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët”, ka shtuar ai.
Ndryshe, deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind e vendvotimeve të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri nga ku rezulton se Partia Socialiste vazhdon të prin me numrin e votave para Partisë Demokrate. /Telegrafi/