Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka treguar se pas bisedës me autoritetet e Turqisë, është mundësuar shërimi i të gjithë të lënduasve në incidentin e Ferizajt që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.
Përmes një statusi në Facebook, Enver Hoxhaj ka falenderuar Presidentin e Turqisë, Erdogan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje.
Ai gjithashtu falenderoi edhe Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë dhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun për angazhimin e jashtëzakonshëm.
Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:
Të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajit po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejt. Kjo u bë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë e mikut të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Dy qyetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoğan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje.
Natyrisht, falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë, kryetarit Agim Aliu për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha ekipeve mjekësore në nivel komunal dhe qëndror që bën gjithçka që ishte e mundur për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe profesionale. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe urojë që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre. Faleminderit Turqi