Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur presidentin serb Aleksandar Vuçiq, mjeshtër të lajmeve të rrejshme dhe manipulues të publikut.
Reagimi i Hoxhajt vjen pasi Vuçiq fajësoi Kosovën për zhdukjen e gazetarit serb që po e hetonte rastin e vdekjes së politikanit nga Kosova, Oliver Ivanoviq.
Hoxhaj, përmes postimeve në Twitter, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.
“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vuçiq, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vuçiq trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vuçiq pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkoviqit dhe vrasja e Ivanoviqit i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj.
The master of fake news, Vucic, continues to do what he does best: manipulating public opinion. When a journalist investigating Ivanovic’s murder said that he was kidnapped in #Serbia, Vucic invents a story to blame it on #Kosovo 1/3
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 16, 2018
Vucic doesn’t want the case of Ivanovic to be solved, nor reasons for kidnaping of Cvetkovic to be known. He speaks of Kosovo to draw attention out of Serbia’s internal problems, such as today’s demonstrations in Belgrade 3/3
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 16, 2018
Hoxhaj më tutje deklaron se “Vuçiq nuk do që të zbardhet as vrasja e Ivanoviqit dhe as kidnapimi i Cvetkoviqit”, duke shtuar se “Vuçiq flet për Kosovën për ta tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë, siç është demonstrate e sotme në Beograd”. /Telegrafi/
Vucic doesn’t want the case of Ivanovic to be solved, nor reasons for kidnaping of Cvetkovic to be known. He speaks of Kosovo to draw attention out of Serbia’s internal problems, such as today’s demonstrations in Belgrade 3/3
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) June 16, 2018