Site icon Telegrafi

Hoxhaj e quan ngjarje pozitive takimin Thaçi-Putin, ka disa fjalë për partitë politike në vend

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se takimi Thaçi-Putin është një moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë të cilët funksionojnë në skema bardhë e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre.

Postimi i plotë:

Takimi i presidentit Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është një moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Është një ngjarje pozitive dhe njohje e realitetit të Kosovës së pavarur.

Është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë të cilët funksionojnë në skema bardhë e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre.

Presidenti i çdo vendi, edhe i yni, është simbol i sovranitetit në raport me botën e jashtme dhe zërat e shqetësuar duhet të jenë në Serbi dhe jo në Kosovë. Nuk ka qenë Serbia por Rusia ajo që e ka bllokuar anëtarësimin tonë në OKB. /Telegrafi/

Exit mobile version