Site icon Telegrafi

Hoxhaj e quan jo serioze deklaratën e Konjufcës për Ambasadën në Jerusalem: Është i ri në këtë sport e s’merr vesh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës lidhur me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Hoxhaj ka thënë se Glauk Konufca është i ri dhe nuk merr vesh në këto çështje.

“Deklaratë jo serioze ku e ka ambasadën Amerika duhet ta ketë edhe Kosova, Amerika në Jerusalem edhe na duhet ta kemi në Jerusalem. Zoti Konjufca është i ri dhe nuk merr vesh. Veç atë fjalinë që ka thënë nëse be na kushtëzon. BE ka më së paku të drejtë ta kushtëzojë Kosovën se ku vendoset ambasada jonë”, tha Hoxhaj në Pressing të T7.

Lexo po ashtu Konjufca: Nëse na kushtëzon BE, e shqyrtojmë ndryshimin e lokacionit të Ambasadës në Jerusalem

Kujtojmë se mbrëmë ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është deklaruar në lidhje me vendimin për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan Reporteri.net.

Konjufca ka thënë se nëse BE kërkon zhvendosjen e Ambasadës diku tjetër atëherë ky vendim duhet të rishqyrtohet.

“Ambasada do të mbetet aty ku është deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi të mos jetë aty. Nëse gjatë procesit të integrimeve evropiane, BE e kushtëzon hyrja tonë në BE përmes ndryshimit të lokacionit të Ambasadës sonë në Jerusalem, unë mendoj se kjo do të duhej të rishqyrtohej meqenëse për Kosovën është jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”, tha Konjufca, shkruan Reporteri.net.

Konjufca ka thënë vendimi për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka qenë politikë jo e mençur e ish-kryeministrit Hoti dhe MPJ.

Exit mobile version