Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka nisur ditën me një fotografi të rrugës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Hoxhaj, që është kandiat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të muajit shkurt, në një postim në Facebook ka shkruar se ajo që dikur ishte vetëm ëndërr, PDK e bëri realitet.
“Autostrada që mban emrin e shqiptarit të madh”, shkruan Hoxhaj. /Telegrafi/