Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Zelandën e Re.
Një një postim në Twitter, Hoxhaj ka thënë se populli i Kosovës qëndron pranë popullit zelandez në këto momente të vështira.
“Lajm i tmerrshëm nga Zelanda e Re. Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë miqve, familjeve të viktimave dhe popullin e Zelandës së Re. Ngushëllime të sinqerta nga Kosova”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/