Site icon Telegrafi

Hoxhaj dënon sulmin në ambasadën e Francës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka dënuar sulmin kundër ambasadës së Francës në Burkina Faso, të cilin autoritetet atje e cilësuan si akt terrorist.

Hoxhaj ka thënë se po i përcjell nga afër zhvillimet dhe se diplomatët e Francës atje dhe familjet e tyre janë në mendjet tona sonte, duke dënuar aktin si të tillë.

“Po e përcjell nga afër sulmin në Burkina Faso kundër ambasadës franceze. Dënoj fuqishëm këtë akt të dhunës. Mendjet tona janë me diplomatët francez atje dhe familjet e tyre”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter.

Ende nuk dihen përgjegjësit për sulmin.

Exit mobile version