Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka bërë thirrje që policia ta hetojë këtë rast dhe të arrestohen sulmuesit.
Ai ka thënë se ky është rasti i fundit, në një seri ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe në Kosovë.
“Unë e dënoj fuqishëm sulmin kundër djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq. Nxis policinë të hetojë këtë rast dhe të arrestojë ata që janë përgjegjës për këtë akt. Ky është i fundit, në një seri veprimesh ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona, në mesin e tyre edhe një të mitur, në lidhje me sulmin fizik ndaj djalit të ish-ministrit serb Nenad Rashiq. Sulmi është dënuar edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott. /Telegrafi/
I strongly condemn the attack against the son of Kosovo Serb politician, Nenad Rašić. I urge the police to investigate this case and arrest those responsible for this act. This is the latest, in a series of acts of harrasment perpetrated against Kosovo Serb opposition figures.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 22, 2021