Telegrafi

Hoxhaj: Daçiqi jeton në të kaluarën (Video)

Përkundër faktit se provon të prezantohet si i moderuar, në sytë e homologut të tij kosovar, ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq, mbetet njeri që jeton në të kaluarën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit përshkrimin që i bënë në librin “Ngritja e një shteti”, politikanit serb.

“Ky është zhvilluar si politikan në kohën Millosheviqit dhe mënyra si tregon barsoleta apo se si i mban setrat me mëngët më të gjata se duart, tregon se jeton në të kaluarën komuniste. E kaluara e tij është e tmerrshme dhe gjenocidiale”, ka thënë Hoxhaj.

Tek ka folur për kryeministrin serb, Aleksandër Vuciq, Hoxhaj ka thënë se është politikan prepotent dhe i paqëndrueshëm emocionalisht, por ka arritur të marrë vendime më të mira. /Telegrafi/

https://youtu.be/L9ZDam1-yHI

https://youtu.be/kpZkva9tbro