Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Cana e Berisha, ambasadorët më të mirë të shtetit tonë

Hoxhaj ka thënë se dyshja kosovare janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës.

Shefi i diplomacisë kosovare gjatë këtij takimi ka biseduar për zhvillimin e talenteve të rijnë. Kurse, Sipas Hoxhajt, dy reprezentuesit e Shqipërisë janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë.

“Krenar me Lorikun dhe Etritin, të cilët i takova vonë në mbrëmje në Romë, pasi e kishin përfunduar stërvitjen me ekipin e tyre, Lazio. Pata kënaqësinë të bisedojmë së gjatë çfarë mund të bëhet edhe më shumë për të rinjtë kosovarë, futbollin në përgjithësi në mënyrë që të kemi edhe më shumë futbollistë të njohur nëpër botë si Cana dhe Berisha. Ata janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë, dhe për këtë u jemi mirënjohës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version