Site icon Telegrafi

Hoxhaj bisedë telefonike me ministrin e Emirateve, flasin për bashkëpunimin ekonomik

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kanë biseduar për gjendjen politike në rajon e Kosovë, për thellim të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investimeve që duhet bërë.

Lexoni të plotë postimin:

Kam zhvilluar mbrëmë një telefonatë me mikun tim të vjetër dhe të Kosovës, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Pos diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë biseduam edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investimeve që duhet bërë ndërmjet vendeve tona.

Si kandidat për kryeministër, e informova për planet e ardhshme dhe në çfarë fushash mund të bashkëpunojmë.

Ministri Zayed Al Nahyan dhe Emiratet kanë qenë një ndër zërat më të fuqishëm që kanë ndikuar në shumë vende arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë Kosova është gjithnjë falënderuese!. /Telegrafi/

Exit mobile version