Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Joe Biden na dërgoi letër që ta votojmë Gjykatën Speciale

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden kanë pranuar letra që duhet të votohet Gjykata Speciale.

“Zv/presidenti Biden në atë kohë ka dërguar letër në Kosovës që të votohet kjo Gjykatë. Nëse keni dëshirë këtë letër e publikojmë qysh nesër. Atë letër Biden e kishte dërguar te Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi”, tha Hoxhaj në “Debat Plus”.

Hoxhaj thotë se letra tregonte se është kërkesë e amerikanëve që të votohet Gjykata Speciale.

“Kërkesa të tilla kemi pasur edhe nga evropianët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së thotë se në atë kohë kërkesë e madhe e partnerëve ka qenë votimi i Gjykatës Speciale.

Lexo po ashtu Hoxhaj: Që nga udhëtimi në Hagë, me Veselin kemi biseduar dy herë në telefon

Hoxhaj thotë se nuk është në rregull që në vitin 2020 të ngritët mjegull për çështjen e ngritjes së Gjykatës Speciale.

“Procesi i themelimit të Gjykatës Speciale nuk ka qenë i varur nga Kosova. Ai proces është bërë nga bashkësia ndërkombëtare edhe para vitit 2015”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Exit mobile version