Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Besojmë në pafajësinë e Haradinajt dhe lirimin e tij të plotë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur vendimin e gjykatës franceze për lirimin me kusht të Haradinajt, megjithëse tha se është jo i plotë.
Hoxhaj ka thënë se beson në pafajësinë e Haradinajt, ndërsa theksoi se fletë arrestet e Serbisë janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë kurrfarë juridiksioni ndaj qytetarëve të Kosovës. Hoxhaj potencoi se regjimi serb i takon së kaluarës.
“Mirëpres vendimin e gjykatës sot për lirimin me kusht të ish Kryeministrit Ramush Haradinaj megjithëse është jo i plotë . Ne besojmë në pafajësinë e tij. Fletë arrestet e Serbisë janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë kurrfarë juridiksioni ndaj qytetarëve të Kosovës. Regjimi serb i takon së kaluarës”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërkohë, Hoxhaj ka falënderuar shtetin e Francës për “mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë që ka treguar gjatë këtyre ditëve”. Gjykata franceze ka vendosur sot për lirimin me kusht të Haradinajt./Telegrafi/
Exit mobile version