Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se që nga dita kur është ndaluar Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, ata janë marrë intensivisht më ketë çështje.
Ai ka thënë se cilido qytetar që ndalohet, institucionet e shtetit merren intensivisht më atë punë, duke shtuar se dallimi është se “Qeveria nuk bën deklaratë, por punon në heshtje”.
“Shefi i zyrës ndërlidhëse në Beograd, Valdet Sadiku, është në kontakt me Nehat Thaçin. Para gjysmë ore ai ka pyetur se si është gjendja fizike dhe shëndetësore e Thaçit. Kur e kemi parë që është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ne e kemi kuptuar që arrestimi ka qenë i planifikuar”, ka shtuar Hoxhaj. /Telegrafi/