Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka akuzuar Serbinë për tentativat e shumta që ta bllokojë Kosovën në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
Në një reagim në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pret që Samiti i Triestes që do të mbahet këtë javë të sjellë më shumë konstruktivitet nga ana e Serbisë dhe të mos ketë më pengesa siç kanë qenë ditëve të fundit.
“Kohëve të fundit Serbia ka tentuar ta bllokojë Kosovën në organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Shpresojmë që Samiti i Triestes do të sjell vullnet më të mirë për bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Hoxhaj.
Vetëm gjatë javës që lamë pas, delegacione të Kosovës në tri organizata dhe mekanizma rajonal dhe ndërkombëtar, janë ballafaquar me delegacionet serbe për shkak të sjelljes destruktive të Serbisë duke tentuar ta bllokojnë dhe përjashtojnë Kosovën. /Telegrafi/