Site icon Telegrafi

Hoxhaj: 500 milionë euro mbështetje për bizneset dhe prodhuesit vendorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës si dhe kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë.

Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin e tyre do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë.

“Bizneset inovative si Trepharm do të mbështeten me grante investive dhe pako të ndryshme stimuluese. Mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin tonë do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë. Do të bëhet edhe ulja e Tatimit në të Ardhura të Korporatave nga 10 %, në 8%, 7%, 5% dhe 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve. Por, po ashtu, do ta rrisim edhe kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100%. Gjatë qeverisjes sime, çdo kontest biznesor do të zgjidhet shpejt dhe pa burokraci, sepse ne do ta themelojmë edhe Gjykatën Komerciale. Votoni #PDK134 për #Rimëkëmbjen e shtetit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version