Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar euro-deputetet Marie Christine Vergiat, Angelika Mlinar, Monica Macovei si dhe eurodeputetin Asim Ademov me ç’rast ka cekur të arriturat, sfidat dhe pritjet e Kosovës rreth liberalizimit të vizave.
Hoxha në këto takime kërkoi mbështetjen e deputetëve për procesin e liberalizimit të vizave.
“Në takime të ndara me euro deputetë, kam prezantuar angazhimin tonë dhe kam argumentuar se kemi përmbushur të gjitha 95 kushtet e parapara për liberalizimin e vizave. Po ashtu, kam theksuar se përkushtimi ynë për procesin integrues, nuk përfundon me lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha Hoxha. lantike.
Në njoftimin për media thuhet se deputetet ofruan gjithë mbështetjen e tyre për proceset jetike të Kosovës brenda Parlamentit Evropian.
“Eurodeputetët kanë ndikim të veçantë edhe nëpërmjet grupeve parlamentare që ju takojnë”, thuhet në njoftim.
Ministrja Hoxha në takimin me Asim Ademov, eurodeputet bullgar, anëtar i Komisionit për të drejtat civile, liri, drejtësi dhe çështjet e brendshme (LIBE), ka vënë në dukje të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, duke qenë e sigurt për sinjalin pozitiv për liberalizimin e vizave.
Monica Macovei, eurodeputete nga Rumania, anëtare e delegacionit për Zbatimin e MSA-së në Shqipëri, Komisionit LIBE, CPDE shprehu gatishmërinë e saj për përkrahjen e Kosovës për lëvizjen e lirë por edhe procesin integrues.
LIBE është komision i rëndësishëm i Parlamentit Evropian dhe mbulon të drejtat civile, lirinë, drejtësinë dhe çështjet e brendshme. /Telegrafi/