Telegrafi

Hoxha: Si ka mundësi që Dimitrievskit të mos i pengojë flamuri i Jugosllavisë

Arjanit Hoxha nga Fronti Europian ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Maksim Dimitrievskit nga ZNAM, i cili dyke komentuar flamurin shqiptar në mbledhjen koordinuese të ministrave të VLEN në qeveri, tha se nëse vazhdohet kështu, do të dalë nga qeveria.

Lexo po ashtu Dimitrievski: Dalim nga qeveria nëse ministrat e VLEN-it e vendosin flamurin shqiptar përsëri në Qeveri

Hoxha në një fotografi ku shihet Dimitrievski me flamur të ish-Jugosllavisë, pyet liderin e ZNAM, se si ka mundësi të mos i pengojë ky flamur, e ti pengojë ai shqiptar.

“Se kjo shumicë qeverisëse funksionon mbi bazën e vasalitetit të humbësve te blloku shqiptar ndaj shefave të tyre të OBRM-PDUKM-ZNAM dëshmon edhe deklarata e Maksim Dimitrievskit i cili “qortoi” vasalët e tij të VLEN se nuk guxojnë të përdorin flamurin shqiptar në zyrat e Qeverisë.

Këtë postim nuk e kam për të dëshmuar se sa të dobët janë vasalët e VLEN por për të pyetur partnerin e tyre të koalicionit Maksim Dimitrievski, se si ka mundësi që mos i pengon flamuri i Jugosllavisë që nuk ekziston më dhe i pengon flamuri shqiptar i cili është i rregulluar edhe me ligj për përdorimin në kuadër të Maqedonisë së Veriut? A duhet ende dëshmi se kjo shumicë ka gjetur partner të dëgjueshëm te shqiptarët që po i ndryshojnë edhe kahjen e orientimit strategjik të vendit, kur kjo u dëshmua edhe dje ku gjitha forcat pro perëndimore votuan pro rezolutës së Lituanisë kundër ligjeve anti-demokratike të miratuara nga shteti i Gjorgjisë, ndërsa për herë të parë Maqedonia e Veriut radhitet me votën kundër së bashku me Serbinë!”, shkruan Hoxha.