Telegrafi

Hoxha rekomandon financimin e trajnimeve ushtarake për të rinjtë: Përvojën e vetme me armë, kur gjuajnë në dasma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini kanë qenë të ndarë sa i përket këtij vendimi të Kurtit.

Ylli Hoxha ka mbështetur idenë për themelimin e një fondi për sigurinë shtetërore.

Ai thotë se Kosova pos armatimit ka nevojë edhe për trajnimin e popullatës në lidhje me përdorimin e  armës.

“Të pakët janë njerëzit në Kosovë që kanë pasur afërsi me armët. Brezi nga mosha 18-vjeçare deri në moshën 45-vjeçare nuk kanë kryer manovra ushtarake. Pos atyre që kanë qenë të lidhur profesionalisht me FSK-në, Policinë apo disa që kanë gjuajtur ngapak nëpër dasma e oborre, tjerët nuk kanë përvojë me armë”.

“Pos financimit të blerjes së armëve të reja duhet të financohet edhe trajnimi i të njerëzve për të përdorur armët. Këtë e bëjnë të gjitha shtetet që kanë nevojë për mbrojtje”, tha tutje Hoxha./Telegrafi/