Telegrafi

Hoxha: Qeveria i ka borxh një miliardë euro kompanive private

“Duhet të bëhet revizion për atë se sa shteti ka hua dhe cilët institucione shtetërore, sa kanë hua në mënyrë që sektori i biznesit në të ardhmen të ketë një ekspertizë që më tutje të mendoj për bisedime për bashkëpunim me ndonjërën prej institucioneve shtetërore, u shpreh Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Hoxha konsideron se marrja borxh nga sektori privat është praktikë e shumë shteteve të tjera, mirëpo për kthyerjen e atij borxhi ekziston një kohë e limiti.

“Borxhi i qeverisë ose i shtetit me kompanitë private, spekulohet se është diku rreth 1 miliard euro, megjithatë kështë është në çdo shtet. Gjithkund shteti i ka borxh sektorit privat, por faktori më i rëndësishëm është ajo se ato borxhe nuk duhet të zgjaten më shumë se tre muaj pa u kthyer, sepse sektorit privat çdo vonesë i kushton për biznesin e tyre”, deklaroi Nebi Hoxha.

Ndërsa, sa i takon asaj që premtoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për pagën mesatare 500 euroshe e që bëri shumë bujë në opinion, Hoxha tha se kjo është e realizueshme, por për një periudhë më të gjatë kohore./Telegrafi/