Site icon Telegrafi

Hoxha prezantoi rekomandimet e Raportit për Kosovën

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka prezantuar përmbledhjen e rekomandimeve kryesore të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian, duke adresuar çështjet dhe nga duhet vepruar intensivisht për të arritur progres që të njëjtat mos të përsëriten në raportin e radhës.

Ministrja është fokusuar vetëm në rekomandimet kryesore për Zyrën e Kryeministrit,  Ministria e Administratës Publike, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia, Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Ministria e Arsimit, Ministria e Zhvillimin Ekonomik, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Konsideroj që iniciativa e sotme për shqyrtimin e planit aksional është shumë e qëlluar. Gjatë ditëve në vijim, MIE do të ftoj takimin e ardhshëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, si dhe do të diskutoj të gjeturat e Raportit në kuadër strukturave të brendshme për integrim evropian”, theksoi Hoxha, duke shtuar se një numër i madh i rekomandimeve do të adresohet përmes zbatimit të Programit për MSA dhe Agjendës Evropiane të Reformave.

“Ministria e Integrimit do të bëj monitorimin dhe raportimin e rregullt për zbatimin e programit dhe ERA-s. Këtë vit edhe në kuadër të mbështetjes direkte buxhetore, jemi zotuar se do të arrijmë shkallën e zbatimit të Programit prej 60%. Ne si Ministri e Integrimit, jemi të bindur që kjo do të arrihet, por sidoqoftë, do të sigurohemi që të bëhet monitorimi i rregullt dhe në çdo rast do t’ju informoj për progresin në zbatimin e Programit”, tha ministrja. /Telegrafi/

Exit mobile version