Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar homologun e saj malazias, Andrija Pejoviq, me rastin e pjesëmarrjes së saj në konferencën kushtuar 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja Hoxha në takim me homologun Pejoviq, ka theksuar rëndësinë e përparimit të procesit integrues në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në pah se përvojat e vendeve që tashmë kanë kaluar faza të rëndësishme të këtij procesi apo kanë përmbyllur ato, janë të mirëseardhura për Kosovën.
“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, për Kosovën është rast i mirë dhe mundësi për të çuar përpara proceset integruese. Ne jemi të përkushtuar që prioritetet e parapara t’i kryejmë sa më shpejt, për t’iu bashkëngjitur familjes së madhe evropiane, vlerave dhe parimeve të saj”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha në veçanti ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe fqinjësisë së mirë, si komponentë të rëndësishme në këtë proces.
Ndërkaq, ministri Pejoviq theksoi se ofron përkrahje të plotë për angazhimin e mëtejshëm të Kosovës në përmbylljen sa më të shpejtë të procesit integrues, duke fuqizuar të ardhmen e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor në integrimin euro-atlantik, duke besuar në ato vlera.
Zbatimi i Marrëveshjes së stabilizim Asociimit u theksua në takim, ngrit sigurinë, forcon paqen, zhvillimin ekonomik, cilësinë e jetës së qytetarëve si dhe lehtësimi i qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, fuqisë punëtore dhe kapitalit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve që aspirojnë integrimin.
Të mirat që sjell MSA-ja, theksoi ministri malazias, Malit të Zi, nga koha e nënshkrimit të MSA-së, ka kontribuar me rritje të bruto prodhimit për 41%, ndërsa bruto fitimi është 51%, dhe duke shënuar rritje në të gjithë sektorët e veprimtarive publike dhe private.