Site icon Telegrafi

Hoxha: “Përplasjet” OBRM-PDUKM-BDI janë në shërbim të rritjes së rejtingjeve partiake

Kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickosi paska shtruar dilemën se a është opozita shqiptare kundër kësaj qeverie apo jo, gjë që edhe njëherë dëshmon si të drejtë dilemën që kam shtruar para disa javëve se OBRM-PDUKM në mënyre maestrale koketon me BDI-në, duke u dukur në publik sikur sulmohen me njëra tjetrën, ndërsa rezultatet e kësaj “përplasje” OBRM-PDUKM-BDI janë në shërbim të rritjes së rejtingjeve partiake të këtyre subjekteve, ka reaguar përmes rrjetit Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

“Lëvizja BESA ka treguar qëndrimet e veta opozitare dhe në gjithë këto muaj ka një sërë kritika ndaj Qeverisë aktuale në të gjitha sferat.

Një gjë si duket nuk e kanë kuptuar partitë maqedonase, as OBRM-PDUKM po as LSDM, dhe ajo është se Lëvizja Besa nuk është subjekt politik që mund të drejtohet nga selitë e tyre partiake.

Prandaj, një sugjerim miqësor për Mickoskin, shih veprimin e Lëvizjes BESA në gjithë këto vite dhe e kupton se në Lëvizjen Besa veprimet politike janë autoktone, autonome dhe autentike!”, ka shkruar Hoxha.

Më herët kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar nga opozita shqiptare që të sqarohen për çështjen e referendumit për propozimin francez./Telegrafi/

Lexo po ashtu Mickoski: Opozita shqiptare të del me qëndrim, a është opozitë a është me pushtetin
Exit mobile version