Analisti politik, Ylli Hoxha, ka kritikuar deklaratat e Mimoza Kusari-Lilës, duke thënë se përgjimet e fundit tregojnë se ato janë të pavërteta dhe dëmtojnë kredibilitetin e saj si shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.
Hoxha ka theksuar se është e papranueshme që Kusari-Lila të bëjë tri katër deklarata të pavërteta, duke e quajtur të domosdoshme që ajo të japë dorëheqje.
“Tash xhirimet po e tregojnë se nuk është ashtu siç po deklaron ajo, besoj se është përfundim nivelit të shefit të Grupit Parlamentar që të bëj këso deklarata të cilat e ulin kredibiletin e pozitës në të cilën është. Nuk mundet që të lëshojë tri katër deklarata të pavërteta mendoj që mjafton njëra prej tyre me u konstatu edhe me dhënë dorëheqje. Iu ka cenu edhe kredibilieteti por tash s’po dihet mos iu ka cenu edhe pavarësia”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka potencuar se kjo situatë mund të ketë cenuar jo vetëm kredibilitetin e saj, por edhe pavarësinë e saj në funksion.
Hoxha ka bërë thirrje për reflektim nga ana e Kusari-Lilës, duke sugjeruar që ajo të lirojë vendin e punës për dikë tjetër, pasi mënyra se si është mbrojtur deri më tani paraqet një problem serioz.