Telegrafi

Hoxha: OBRM-PDUKM kërkon partnerë të dëgjueshëm, që të minimizojnë potencën politike shqiptare

Duke treguar shembuj nga politika e OBRM-PDUKM-së në pushtet lokal, kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha tha se OBRM-PDUKM kërkon partner të dëgjueshëm në bllokun politik shqiptar.

“OBRM-PDUKM kërkon partnerë të dëgjueshëm dhe partnerë që nuk do të kërkojë shumë po të mundet që ta minimizojë potencën politike të shqiptarëve. Kjo është realiteti. A e kam gabim apo jo, do të vërtetohet në periudhën ardhshme”, tha Hoxha për “TV21”.

Ai tha se vendosi që t’i artikulojë bindjet e tij politike pasi në Lëvizjes Besa erdhi deri te krijimi i dy mendimeve ndryshe. Hoxha thotë se nuk e ka parë si efikase bashkimin e Lëvizjes Besa, Alternativës dhe Lëvizjes Demokratike.

“Maqedonia e Veriut ndodhet në udhëkryqin e fundit për ta betonuar atë që quhet orientim strategjik i vendit dhe normalisht aty duhet të rreshtohen të gjitha ata që mendojnë për ta debllokuar këtë proces dhe për të ecur para”, shtoi Hoxha.