Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha gjatë raportimit të parë të saj në Komisionin për legjislacion, ka folur edhe për rastin e arrestimit nga autoritetet serbe të drejtorit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Hoxha ka thënë se Ministria e Drejtësisë i ka dërguar notë verbale Serbisë.
Ajo tha se nga informacionet e fundit është bërë e ditur se është mbajtur seancë gjyqësore për Nehat Thaçin gjatë ditës së djeshme, por se ministria që ajo drejton nuk ka të dhëna të tjera nga ky proces.