“Mendoj që kjo sot nuk është forca jonë reale. Si pasojë e gabimeve të shumta në pjesën e parë ishin edhe golat e pësuar. Pastaj disi u konsoliduam, por s’ishte e mjaftueshme”, tha Hoxha pas ndeshjes.
Ai foli edhe për luftën për mbijetesë, ku Istogu e nis pranverën nga vendi i fundit.
“Më mirë që kjo na ndodhi para fillimit të kampionit, ku besoj që do ta presim plotësisht të gatshëm ku nga katër takimet e para, tre i zhvillojmë në fushën tonë dhe jam optimist që do t’i ikim më të keqes dhe për asnjë moment nuk do të dorëzohemi. Kurse, Prishtina, u tregua shumë ekip cilësor e ku në radhët e saj ka individ që dinë të bëjnë diferencën".
"Prishtina, megjithatë, përkundër pozicionimit dhe vështirësive që ka pasur, është klub i madh dhe me sjelljen e disa futbollistëve, shpresoj t’i shmanget më të keqes”, shtoi Hoxha. /Telegrafi/