Site icon Telegrafi

Hoxha: Noteria i kontribuon përmirësimit të jetës së qytetarëve

Sot, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim, presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Marqueno Jose de Lano, ndërsa me këtë rast tha noteria i kontribuon përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Ministrja Hoxha, tha se është shumë e përkushtuar që sistemi i drejtësisë të jetë në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

“Fokus i ynë është të përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve, të jenë sa më të mira, më të shpejta dhe efikase për të gjithë qytetarët. Noteria në Kosovë është në rrugën e duhur dhe sistemi juridik është më efikas me punën e noterisë” theksoi ministrja Hoxha.

Marqueno Jose de Lano, president i Noterisë, theksoi se është i lumtur për punën e mrekullueshme të noterisë në Kosovë, duke theksuar se noteria i sjellë vendit siguri juridike, pa të cilën nuk mund të ketë besim edhe për investime, kredi e përparim social.

Në fund të takimit, Hoxha e falënderoi, presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Marqueno Jose de Lano, dhe zëvendëspresidentin Lucini, për mbështetjen që i kanë dhënë dhe që po i japin Noterisë së Republikës se Kosovës, e cila ka kontribuar që të përmirësohet jeta private e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version