Han, i cili ka një emision televiziv në të cilin jep këshilla, është përgjigjur në një pyetje të një shikuesi, transmeton Telegrafi.
Shikuesi i kishte thënë se është i martuar, por edhe më tej masturbon. Madje ka thënë se ka masturbuar edhe gjatë pelegrinazhit në Mekë.
Me këtë rast, Han i ka thënë shikuesit që masturbimi është i ndaluar dhe se ai duhet ti rezistojë djallit.
Siç potencojnë mediat, këshillat e tij kanë shkaktuar edhe kritike. Në fakt, thuhet se nuk ka udhëzime të qarta lidhur me masturbimin – disa udhëheqës fetarë myslimanë thonë se ajo është e lejuar nëse e parandalon një akt paramartesorë.
Disa të tjerë nuk e përdorin fjalë “e ndaluar”, por jo e “pëlqyeshme”. /Telegrafi/