Faqja në Facebook, “Feja e shqiptarit është Europa”, ka publikuar një video të Hoxhës Mazllam Mazllami.
Siç dihet, ky hoxhë nga Prizreni ishte arrestuar nën për nxitje të urrejtjes dhe ekstremizëm fetar.
“A po i ngoni enveristat e komunistat e titistat. Kur shkojnë para varrit të dëshmorit, i pari thotë, e krejt mandej lavdi. Kujna lavdi, atij që ka vdek a? Jo! Lavdi vetëm Allahut. Po atij që ka hi brenda çka me i bo? Atij i them: Allahi ia falt gabimet e boftë shehid. Allahi i boftë shehid Jasharajt”, thotë ai. “S’ka lavdi! Ka nevojë për rahmet e lavdi veç atij që nuk vdes kurrë”!
Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/
Keto ditë perkujtimi te masakres serbe kunder Heroit kombetar Adem Jashari dhe familjes se tij, ky leshatoku thote:"Kush shkon te varret e Adem Jasharit apo Ibrahim Rugoves dhe thotë lavdi deshmoreve, ai del nga feja e Allahut, sepse ne islam vetem Allahut i thuhet lavdi, ndersa per Ademin thuhet inshalla e ban Allahu shehid,pra mos u merrni me perralla enveristash dhe titistash"!!!
Posted by Feja E Shqiptarit Është Europa on Sunday, March 6, 2016