Telegrafi

Hoxha nga Kamenica ka pagën më të ulët në Kosovë, ironizon me ministrat e deputetët e Kosovës

Hoxha nga komuna e Kamenicës, Mervan Kqiku ka treguar se sa paguhet ai për faljen e xhumave në xhaminë e fshatit Busavatë.

Ai ka thënë se për një xhuma paguhet 15 euro, që i bie për 4 të premte ai merr 60 euro.

Hoxha i cili ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, ka ironzuar me kryeministrin, ministrat dhe deputetët e Kosovës duke thënë se nuk e ka pagën e madhe sa ata, dhe ka bërë të ditur se pagën që e merr ai e ka nga një donator të cilit nuk ja ka përmendur emrin.

Ky shkrim vjen si reagim ndaj pyetjeve të shpeshta se sa paguhen hoxhallarët në Kosovë.

Ky është reagimi i tij i plotë: