Ministri i Bujqësirë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha sot është takuar me këshillin organizativ të protestave dhe sindikatat e prodhuesve të duhanit, për çfarë ka njoftuar se nesër, në seancë qeveritare do të propozojë ndryshime ligjore të Ligjit për duhan.
Siç tha Hoxha, qëllimi i ndryshimeve ligjore është të prolongohet afati blerës i duhanit.
“Nesër në Qeveri do të propozoj, që me procedurë të shpejtuar ndryshimet e Ligjit për duhan që të prolongohet afati, që në vend se në muajin shkurt, blerja e duhanit të përfundojë në fund të marsit. Me këtë blejmë kohë, por blejmë edhe situatë në të cilën do të duhet të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë atë çfarë është nga ky sezon i dobët”, tha Hoxha.
Ai ka njoftuar se deri tani është realizuar blerja e 21 milion kilogramëve duhan, nga 23 milionë të dakorduara dhe se pjesa që ka mbetur pritet të përfundojë deri nesër. Pasi të përfundojë kjo, pritet të realizohet edhe blerja e tepricës së duhanit që është prodhuar jashtë kontratave mes prodhuesve dhe kompanive blerjes.