Site icon Telegrafi

Hoxha: Ndryshimi i dy marrëveshjeve financiare IPA 2012 dhe 2013, bëhen për afatin shtesë për zbatim

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka paraqitur dy ekspoze në Mbledhjen e Qeverisë, për të miratuar në parim plotësim-ndryshimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2012 ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe Marrëveshjes financiare për IPA 2013 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Pas ekspozeve, kryeministri Haradinaj, i vuri në votim dhe u miratuan njëzëri dy propozimet e Ministres Hoxha të paraqitura në ekspoze.

“Marrëveshja financiare për IPA 2012, dhe IPA 2013, ka nevojë për plotësim-ndryshim për të shtyrë afatin e zbatimit të saj, për shkak të disa vonesave kontraktuale, të cilat kërkojnë që këto marrëveshje të kenë afat shtesë për zbatim, siç është kërkuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Të gjitha dispozitat tjera të këtyre marrëveshjeve do të mbesin siç kanë qenë”, theksoi Ministrja Hoxha.

Për këto ndryshime, është arritur pajtimi me Komisionin Evropian dhe tani pritet miratim edhe nga ana jonë, vuri në dukje Ministrja Hoxha dhe ftoi që të miratohen kërkesat dhe menjëherë pas kësaj do të finalizohen gjithë procedurat që sa më parë të nënshkruhet marrëveshja dhe të zbatohet sipas pajtimit të dyanshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version