Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë se “në Ditën Ndërkombëtare për të zhdukurit, opinioni vendor e ndërkombëtar rikthen në kujtesë tragjedinë e rëndë të popullit tonë, çështjen e personave të pagjetur”.
Sipas saj, ndriçimi i fatit të të pagjeturve është detyrë me prioritet për Bashkësinë Ndërkombëtare andaj duhet të bëjë presion ndaj insistucioneve të Serbisë.
Postimi i plotë:
Paradoksi i kësaj tragjedie qëndron edhe në faktin se jo vetëm që në mënyrë më barbare u vranë qytetarët tanë, por as kufomat nuk po gjenden. Bashkësia ndërkombëtare ka një detyrë me prioritet për këtë çështje, ndriçimin e fatit të çdo të pagjeturi, sepse kryesit e këtyre krimeve janë gjallë. Ajo duhet të bëj presion të shtuar ndaj institucioneve pasardhëse të atij regjimi kriminal të Serbisë, për çdo rast të të pagjeturve.
Paqja e mirëfilltë në rajon arrihet kur do të zbardhet çdo rast dhe secili kryes i atyre veprave makabre të marrin dënimin e merituar.
Ftoj sërish organet e Drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, në këtë ditë të rëndë, të ndërmarrin të gjitha veprimet që autorët e krimeve në vendin tonë, të sillen para drejtësisë dhe japin përgjegjësi për krimet e kryera nga forcat militare e paramilitare serbe.