Site icon Telegrafi

Hoxha: Lëvizja Besa në vazhdimësi do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në “Click 21” deklaroi se si parti mbeten në kërkesën e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Hoxha tha se këtë e kanë kërkuar prej largimit nga Qeveria, për shkak se siç tha ai, qeveria aktuale nuk gëzon legjitimitetin të dalë nga populli.

“Është shumë e natyrshme që të kërkohen zgjedhje, pët t’u rihapur edhe njëherë çështjet, popullata ta vlerësojë vetë se kush duhet t’i përfaqësojë”.

“Ne në kontinuitet do të kërkojmë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke bërë presionin si parti opozitare, sepse tek e fundit një parti opozitare e cila nuk kërkon zgjedhje parlamentare, dëshmon se nuk është e përgatitur”, tha mes tjerash Hoxha.

Exit mobile version