Yll Hoxha nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë pasi ka ndërprerë më marrëveshje kontratën me kuqeblutë.
Mesfushori nga Prishtina kishte nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, por gjithçka është mbyllur këtu.
Një debat i para disa ditëve me trajnerin Cungu ka qenë vendimtar në ndërprerjen e kontratës mes palëve.
E ardhmja e tij pritet të jetë në vendlindje, në Kosovë pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për të.
Gjithsesi ish-anëtari i Kukësit dhe Flamurtarit të Vlorës mund të mbetet edhe në Shqipëri pasi skuadrat shqiptare i njohin mirë cilësitë e tij. /Telegrafi/