Telegrafi

Hoxha kritikon MD-në: Ligjërisht viktima nuk ka pasur të drejtë për shkurorëzim, ky është skandal

Pjesëtari i shoqërisë civile, Dibran Hoxha, e ka kritikuar ashpër Ministrinë e Drejtësisë, e cila është sponzorizuese e ligjeve.

Hoxha e ka përmendur nenin 70 të Ligjit për Familje, i cili thotë se bashkëshortët nuk kanë të drejtë të shkurorëzohen gjatë shtatzënisë së gruas, dhe deri në kohën sa fëmija i lindur t’i mbush një vjet.

Ai e ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, që nuk ka bërë përpjekje ta ndryshojë këtë nen.

Ky ligj sipas Hoxhës, bën që viktima të detyrohet ta duroj dhunën.

“Ju sponzozrizoni ligje. Ligjërisht viktima nuk ka pasur të drejtë të shkurorëzohet. Ligji për familjet, neni 70. Parimet e mbrojtjes: Bashkëshortët nuk do të parashtrojnë padi për kurorëzim, gjatë shtatzënisë së gruas, dhe derisa fëmija i tyre i ardhshëm t’i mbushë një vjet. Ky është skandal, një grua që abuzohet dhe që i ka rastisë të mbesë shtatzënë me ata matrapazë, duhet me duru edhe gjatë shtatzënisë edhe sa t’i mbushë fëmija një vjet, kjo është skandal”, ka thënë Hoxha.

Hoxha më tej ka thënë se përgjegjësia kryesore i takon policisë./RTV Dukagjini/