Telegrafi

Hoxha: Kosovën e pret punë dinamike për zbatimin e MSA-së

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur se në takimin e radhës së Komitetit Punues, janë diskutuar masat në kuadër të Programit të MSA-së për këtë vit të cilat duhet të trajtohen me prioritet.

Ajo ka thënë se këtë vit kërkohet zbatim më i mirë i Programit se vitin e kaluar.

“Lista e masave në fjalë, mbulon 18 kapituj të acquis-së, si dhe Kriteret Politike me Kriteret Ekonomike. Janë gjithsej 66 masa të planifikuara, 42 masa legjislative, 24 masa zbatuese.Në pjesën e diskutimeve, nga bartësit e përgjegjësive u cekën masat që mund të zbatohen, ato që nuk kanë siguri për zbatim dhe shkaqet e moszbatimit, po ashtu edhe planifikimi për zbatimin e tyre. Punë më dinamike na pret”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Postimi i plotë:

“Në takimin e radhës së Komitetit Punues për Integrim Evropian, diskutuam masat në kuadër të Programit të MSA-së për këtë vit të cilat duhet të trajtohen me prioritet. Këtë vit kërkohet zbatim më i mirë i Programit se vitin e kaluar, të paktën 70% të masave të planifikuara, të paraparë me Programin IPA 2 për Mbështetje Direkte Buxhetore për Reformën e Administratës Publike.

Lista e masave në fjalë, mbulojnë 18 kapituj të acquis-së, si dhe Kriteret Politike me Kriteret Ekonomike. Janë gjithsej 66 masa të planifikuara- 42 masa legjislative, 24 masa zbatuese.

Në pjesën e diskutimeve, nga bartësit e përgjegjësive u cekën masat që mund të zbatohen, ato që nuk kanë siguri për zbatim dhe shkaqet e moszbatimit, po ashtu edhe planifikimi për zbatimin e tyre. Punë më dinamike na pret. /Telegrafi/